fbpx

E la i fejuari, helmon veten dhe vdes e reja

f2ba36a2291a1627b899df9347b9bbe5_L.jpg

Një ngjarje tragjike raportohet nga Tirana.

Newsbomb.al disa ditë më parë informoi se një vajzë kishte shkuar në gjendje të rëndë në QSUT pasi ishte vetëhelmuar me fostoksinë.

Ndërkaq, konfirmohet se vajza e identifikuar si Dorilda Demaj, ka ndërruar jetë në reanimacionin qendror të QSUT më datë 24 gusht.

Shkaku sipas burimeve nga spitali është intoksikimi me fostoksinë.

Të tjera burime bëjnë me dije për newsbomb.al se vajza piu helmin në kushtet e një gjëndjeje të rënduar psikologjike pasi i fejuari i kishte dhënë fund lidhjes së tyre.

Shoqet e Dorildës, të tronditura, njoftuan të fejuarin e saj dhe i kërkuan ndihmë për ta çuar në spital por ky i fundit, siç tregojnë burimet, u tregua indiferent.

Mes panikut e frikës, shoqet e çuan vetë Dorildën në QSUT por për fat të keq, vajza nuk ia doli të mbijetojë. /Newsbomb.al

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303