fbpx

E rëndë/ 20-vjeçarja qarkullonte pa patentë, përplasi personin dhe e la në mes të rrugës, e dhimbshme ç’ndodh më pas

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 20-vjeçare pasi ka aksidentuar një 60-vjeçar dhe më pas është larguar. I moshuari ka ndërruar jetë pasi u dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar shtetasen A. SH., 20 vjeçe, banuese në Burrel, pasi më datë 19.10.2020, në Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka aksidentuar e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin Z. D., 60 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë disa orë pasi u dërgua në spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.