fbpx

E rëndë në Berat, var veten nëna e 5 fëmijëve

auto_vetevarje-burg_1511727055-42765261511728417.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një nënë e 5 fëmijëve është vetëvarur në kasollen e bagëtive. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kutalli të Urës-Vajgurore, ku mësohet se viktima ishte pikërisht Hava Shehu.

Ajo është gjetur nga familjarët e saj, ekzaktësisht nga dy djemtë, të cilët menjëherë kanë transportuar të ëmën në spital. Viktima kishte mbërritur pa shenja jete në spital, ku nga ekzaminimet rezulton se ajo ka varë veten. Thuhet se arsyet e vetëvrasjes ishin pikërisht varfëria ekstreme në të cilën ajo jetonte së bashku me fëmijët e saj dhe një ndër djemtë ishte i burgosur për vjedhje.

Nga raportimet e policisë, 64-vjeçarja ishte vetëflijuar dhe në trupin e  saj nuk u gjet asnjë shenjë dhune./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303