Një vajzë 7 vjeçare është mbytur në plazhin e Durrësit.
Sipas të dhënave paraprake ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Plazhit të Madh, pranë zonës së quajtur Iliria.
Burimet thanë se i mituri ka qenë në plazh bashkë me familjen. Por në një moment, është futur për tu larë në det dhe i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve.
Këta të fundit kur kanë konstatuar mungesën janë futur ne det për ta kërkuar. Vajza është dërguar në spital ku dhe ndërroi jetë.
“Rreth orës 13:40, ka ardhur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës e mitura E.H., 7 vjeçe, banuese në Podujevë, e cila ka rrezikuar të mbytej në det. Shtetësia E.H fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital” informon policia e Durrësit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

