TË FUNDIT

E rëndë në Vlorë, po rregullonte linjën e internetit, 50-vjeçari bie nga shtylla

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur këtë pasdite, teksa një 50-vjeçar ka rënë nga shtylla dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, në fshatin Fitore.

50-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka hipur në shtyllë për të rregulluar linjën e internetit.

Por fatkeqësisht, ai është rrëzuar nga shtylla. 50-vjeçari është dërguar në spitalin e Vlorës dhe po merr mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që bëhet me dije se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat