Vijon e rëndë situata në qytetin e Elbasanit sa i përket infektimeve me koronavirus. Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror në këtë qytet rezulton pozitive me covid-19.
Për pasoje, është karantinuar i gjithë stafi i këtij institucioni deri në marrjen e tamponit të të gjithë punonjësve.
Mësohet se shërbimi për qytetarët do të ndërpritet deri në një njoftim të dytë. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Elbasanit janë konfirmuar 4 raste të reja.

