Angela Merkel e sëmurë? Flet më në fund kancelarja

Jam shumë mirë, iu përgjigj kancelarja Angela Merkel gazetarëve që e pyesnin mbi gjendjen e saj shëndetësore gjatë samitit të G20-ës.

“Jam e bindur se ajo që më ndodhi, ashtu siç erdhi, do të largohet shpejt”, tha Merkel, që është prekur nga të dridhurat gjatë dy eventesh publike.

Dy rastet kanë ngritur shumë shqetësime mbi kushtet shëndetësore të lideres gjermane 64-vjeçare, që menjëherë pas këtyre rasteve iu desh të kryente një udhëtim të gjatë me avion për të mbërritur në Japoni, përveç negociatave të lodhshme me partnerët në G20.

Pasi u ndje keq herën e parë, ajo shpjegoi se u bë më mirë pasi piu tre gota uji.