E shtypi treni, vdes 16-vjeçari, ishte me kufje

Ndërron jetë 16-vjeçari, Samuel Kokomani, të cilin e ka përplasur sot treni në qytetin e Durrësit.

Mësohet se ai ishte duke kaluar në shina dhe mbante kufje në vesh kur është përplasur nga treni.

Menjëherë ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit, ku si pasojë e plagëve të rënda nuk ka mundur të jetojë.

Policia ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të këtij aksidenti fatal.