E tmerrshme në Sarandë/ 54-vjeçari i ngul thikën përmbaruesit, policia jep detajet: U godit në detyrë

plagosje-me-thike.jpg

Policia e Sarandës ka dhënë detaje të reja në lidhje me plagosjen me thikë ndaj një përmbaruesi privat.

Sipas policisë, B.N 53 vjeç u godit me send të mprehtë nga ana e shtetasit A.C 54 vjeç.

Përmbaruesi i plagosur është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 7:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës, shtetasi B. N., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë ushtrimit të detyrës si përmbarues privat ( ka shkuar te beje njoftim ) është goditur me thikë nga shtetasi A. C., 54 vjeç, banues në Sarandë.

Aktualisht shtetasi B. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303