fbpx

E trishtë! Humb jetën nga koronavirusi aktori i njohur shqiptar

Aktori i njohur i estradës së Fierit, Fatmir Xhelili ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Ai nuk e ka mundur dot virusin e rrezikshëm.

Kujtojmë që Fatmir Xhelili ka qenë aktor në teatrin “bylis” për 46 vite rresht, duke sjellë kështu shfaqje të panumërta.

Interpretimi me mjeshtëri i roleve që merrte, e bënë Fatmirin një figurë të dashur për publikun.

Disa nga komeditë që ai ka interpretuar rolet kryesore janë “Dy dyzina me trëndafila”, “Fejesa” e Chehovit, “Një budalla e gjysmë”, “I burgosuri i katit 15” etj. Gjithashtu edhe në dramat “Pazari”, “Vite të paharruara”, “Fqinjët”, disa prej të  cilave me regji të Serafin Fankos, Dhimitër Orgockës, Gëzim Kamës, etj.