fbpx

“E urrej telefonin e mamit”/ Letra e 7-vjeçarit po përhapet me shpejtësi

letra.jpg

Një letër e një vogëlushi 7-vjeçar është bërë virale. “E urrej telefonin celular të mamit tim”, ka qenë tema e një detyre shtëpie e një 7-vjeçari që ka bërë shumë prindër të reflektojnë pasi e kanë lexuar.

Detyra e 7-vjeçarit është bërë publike nga mësuesja amerikane në llogarinë e saj Facebook.

Fëmija shkruan mbi varësinë e nënës së tij nga telefoni. Mësuesja ishte vërtet e befasuar nga përgjigjet e nxënësve të saj; nga 21 nxënës, 4 kishin shkruar se telefoni celular ishte shpikja më e keqe.

“Dëgjoni fëmijët tuaj dhe lini celularin”, shkroi mësuesja në Facebook.

Detyra e fëmijës u bë virale pasi ai tha se si nëna e tij ishte gjithmonë me telefonin e saj në dorë:

“Nuk më pëlqen telefoni, sepse mami im është në telefon gjatë gjithë ditës. Një telefon ndonjëherë është një gjë e keqe. E urrej telefonin e mamit dhe do të doja që ajo të mos kishte pasur kurrë një të tillë. Kjo është një shpikje që nuk më pëlqen”.

Tema me shkrim dore u shoqërua me dizajnin e një celulari me një kryq dhe një fytyrë të trishtuar me një re të vogël që thoshte: “E urrej”.

“Çdo ditë të jetës sonë, bëjmë një depozitim të vockël në bankën e kujtesës së fëmijëve tanë”, thotë Charles Sëindoll, ndaj le të tregohemi më të përgjgjegjshëm!

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303