fbpx

Ecja, çelësi për parandalimin e sëmundjeve

file-20180222-152348-7vxv1u.jpg

15-30 minuta ecje në ditë sjell jo pak përfitime shëndetësore. Sipas një studimi të ri, vetëm 10 minuta ecje gjatë javës mund të zvogëlojë gjasat për vdekjen e hershme.

Pasi të lexoni përfitimet e ecjes, do të vendosni ecjen në listën e gjërave që bëni çdo ditë.

Përfitimet nëse ecni të paktën 10-15 minuta në ditë:

Mirëqenie mendore

Është vërtetuar përmes studimeve që ecja rrit nivelin e endorfinës dhe ul nivelin e stresit në trupin tonë në mënyrë të konsiderueshme.

Përmirësimi i shikimit

Ndoshta nuk e kishit dëgjuar më parë, por ecja mund të përmirësojë vizionin tuaj pasi duke çlodhur sytë në horizonte të hapura ul rrezikun e glaukomës.

Zemër më e fortë

Shoqata Amerikane e Zemrës deklaroi se ecja sjell po aq përfitime sa vrapi. Ky aktivitet fizik stimulon qarkullimin e gjakut dhe mban nën kontroll tensionin.

Përmirësim i funksionit të mushkërive

Për të përfituar maksimalisht, këshillohet që ecja të bëhet në natyrë në ajër të pastër. Në këtë mënyrë ajri i pasuruar me oksigjen do të përcillet në të gjitha qelizat e trupit tonë.

Nëse doni të mbani një nivel të shëndetshëm të glukozës, kthejeni ecjen në një rutinë të përditshme. Në krahasim me vrapin, një studim zbuloi se ecja është më e mirë në parandalimin e diabetit. Ata njerëz që ecin kanë gjashtë herë më shumë nivele optimale të sheqerit në gjak sesa ata që vraponin.

Sistemi tretës

Lëvizja e përgjithshme e trupit promovon gjithashtu lëvizjen e shëndetshme të zorrëve, duke parandaluar probleme të tipit si fryrje apo kapsllëk.

Muskuj të tonifikuar

Humbja e yndyrës trupore bën që muskujt të bëhen më të dukshëm e tonifikimi i tyre mund të arrihet nëse ecni të paktën 10.000 hapa në ditë.

Lehtëson dhimbjet e kyçeve

Sipas The Arthritis Foundation, 30 minuta ecje në ditë redukton dhimbjen e nyjeve të ngurta dhe të eshtrave do të pakësohet. Efekti kryesor i tij është nyjet më të forta, duke shmangur dëmtimet dhe humbjen e kockave.

Nëse jeni duke vuajtur nga çrregullimet e humorit, ecja mund të ndihmojë në lehtësimin e këtyre simptomave. Stresi, ankthi dhe nivelet e depresionit provohen të reduktohen duke ushtruar rregullisht ecjen.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303