“Edhe 7-8 kryebashkiakë të Ramës të inkriminuar”

Partia Demokratike vijon me verifikimin që po i bën të shkuarës së kryebashkiakëve të zgjedhur nga PS në të gjithë vendin.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar sot në Report Tv se përveç tre kryebashkiakëve, Pjetrin, Kajmakun dhe Babanit, PD-ja ka edhe 7-8 kryebashkiakë që ka marrë informacione që kanë të shkuar kriminale.

“Kemi në proces verifikimi dhe 7-8 raste në kandidatë pë kryebashkiak. Kryetar Bashkie me të shkuar kriminale. Jemi në fazën e mbledhjes së dokumentacionit. Për njërën nga rastet jemi në fazën finale, në vërtetimin e informacioneve të marra”, tha ndër të tjera Gazmend Bardhi.