Edhe Kepi i Rodonit me koncesion, MIE hap garën

maxresdefault-3.jpg

Në kulmin e debateve për efektet e koncesioneve Partneritet Publik Privat, Ministria e Infrastrukturës hap një tjetër garë. Radhën nuk e kanë rrugët, por bregdeti.

Burime të RTV Ora kanë bërë të ditur se me propozim të pa kërkuar, parashikohet që Kepi i Rodonit të jepet me koncesion për 35 vite me qëllim ndërtimin e një porti të Jahteve. Sipas propozimit, koncesioni për portin është projektuar të ndërtohet në vijën bregdetare jugore të Gjirit të Drinit, rreth 7 km larg Kepit te Rodonit.

Ajo që të bën edhe më shumë përshtypje është periudha e lënë në dispozicion për të paraqitur dokumentet, mësohet se afati është për 30 ditë, ndërsa dokumentet duhet të jenë vetëm në gjuhën shqipe. Në këtë mënyrë përjashtohen dhe kompani të tjera të mëdha që mund të jenë të interesuara.

Koncesionet PPP janë kritikuar nga FMN dhe Banka Botërore si një rrezik për buxhetin. Për këtë arsye në fillim të vitit u propozua përmes një projektligji në parlament që të mos lejoheshin me forma të tilla duke nisur pas datës 1 korrik.

Por pas një heshtje të gjatë, mazhoranca vendosi të shtyjë afatin për këtë masë deri në 1 tetor, çka solli përplasjen e radhës me presidentin, i cili përmes një dekreti kërkoi lënien në fuqi të vendimit të parë. Me nisjen e punimeve të parlamentit, mazhoranca deklaroi se nuk do të pranojë rekomandimet e kreut të shtetit.

Fillimisht u duk se gjithçka kishte të bënte me projektet që ishin në proces, por tashmë Ministria e Infrastrukturës ka hapur garën për Marina Rodon. E duket se për të mos humbur kohën afati i vënë në dispozicion për paraqitjen e dokumenteve është lënë data 6 shtator, duke lënë kështu mundësinë që gjithçka të mbyllet brenda përcaktimit të bërë prej ligjit të ri.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303