Edhe kreu i Kishës Katolike George Frendo me COVID, shtrohet në spital

George-Frendo.jpg

Edhe kreu i Kishës Katolike George Frendo është me COVID dhe është shtruar në spital.

“Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njekohësisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Me rakomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotshme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në Spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës.

Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë”, thuhet në komunikimin për mediat të KISH.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303