Në lidhje me rastin e Manjola Cakonit, e cila humbi bashkëshortin dhe të bijën nga tërmeti i 26 nëntorit, ngjarje tragjike, Presidenti Ilir Meta ka postuar sot një video dhe ka dhënë një mesazh të fortë në lidhje me arrogancën qeveritare.
Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë videon e ish-deputetes Grida Duma.
“MJAFT me bulizëm qeveritar! Transparenca dhe dialogu janë detyrime të patjetërsueshme! Në mungesë të humanizmit, ndihmës dhe përkrahjes shtetërore, shqiptarët në nevojë nuk e meritojnë edhe arrogancën, fyerjen dhe papërgjegjshmërinë! Solidaritet me zonjën Manjola Cakoni dhe familjen e saj!,“-shkruan kreu i shtetit, krahas videos.

