Kryeministri Edi Rama u nis sot për në Itali për një intervistë në emisionin shumë të njohur në Itali ‘Porta a Porta’ të gazetarit të famshëm, Bruno Vespa.
Edhe pse emisioni do të transmetohet sonte në darkë vonë disa prej deklaratave të Ramës në këtë intervistë janë bërë publike.
Mësohet se Rama është shprehur se protesta e këtyre ditëve në vend nuk është një revoltë e shqiptarëve.
‘Dua t’ju them se ajo që shihni nuk është një revoltë e popullit’, është shprehur kryeministri.
/real-news.tv/

