Pas thirrjes së Ilir Metës, Rama bën lëvizjen e parë

rama.jpg

Partia Socialiste ka mbledhur mëngjesin e sotëm Kryesinë e saj, ku pritet që të diskutohet lidhur me procesin e zgjedhjeve, dhe me atë që do të ndodhë me krizën politike në vend.

Fill pas 30 Qershorit, Rama u shpreh se në PS do të niste një debat i brendshëm, por edhe me kundërshtarët politik, për të diskutuar lidhur me ecurinë e reformave, që kërkojnë bashkëpunimin e të gjitha palëve, veçanërisht ajo zgjedhore.

Sakaq mazhoranca të hënën do të ngrejë me nxitim dhe komisionin hetimor, që do të verifikojë shkeljet e presidentit Meta në caktimin e një dekreti të ri për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vendin tonë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303