TË FUNDIT

Efektivja Zarife Hasanaj/ Një minë i merr jetën dëshmores së dytë të Shqipërisë në NATO

Një incident tragjik gjatë çmontimit të një mine, i mori jetën një ushtarakeje shqiptare, Zerife Hasanajt, pjesë e misionit të NATO-s në Leton3i, ndërsa dy ushtarakë mbetën të plagosur, major Klodian Tanushi 39 vjeç dhe rreshter Julian Kapaj, 41 vjeç. Nëntetarja Zarife Hasanaj, 32 vjeçare nga Tropoja, humbi jetën gjatë asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive të paplasura, sot në orën 10:10 me orën lokale, në mision e saj të parë jashtë vendit.

Ajo bëhet kështu dëshmorja e parë e Shqipërisë, pas efektivit Fetih Vogli i cili i vra në Afganistan në vitin 2012.  Shefi i Shtabit, gjeneral Bardhyl Kollçaku në një deklaratë të jashtëzakonshme për ngjarjen e rëndë, tha se Forcat e Armatosura ndodheshin në Letoni me përfaqësinë e një kontingjenti  në kuadër të misionit të NATO-s “Enhanced Forëard Presence”.

Për ngjarjen e rëndë të ditës së sotme kanë reaguar dhe kanë shprehur ngushëllimet e tyre drejtuesit më të mëdhenj të shtetit shqiptar si Presidenti i Republikës, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Xhaçka etj. Gjithashtu ngushëllimet për rënien në detyrë të ushtarakes Hasanaj i kanë shprehur edhe Konsullata e Nderit e Letonisë në vendin tonë si dhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Dy ushtarakët e plagosur, janë nën kujdesin e mjekëve në bazën Camp Adazi, në Letoni. Ndërkohë që ushtria letoneze nisi hetimet për incidentin e shpërthimit në bazën ushtarake. /real-news.tv/ 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat