TË FUNDIT

Ekskluzive/ Tërmeti i shkatërroi shtëpinë, qytetarja nga Korça në qiell të hapur: Bashkia po na mashtron, dy fëmijë i kam sëmurë…

‘Me dy fëmijë të sëmurë, po flemë në qiell të hapur’, ka qenë ky mesazhi i mbërritur në redaksinë e Real News nga një qytetare nga fshati Ravonik i Korçës, shtëpia e së cilët është ‘shkatërruar’ nga tërmeti.

Tërmeti i 1 qershorit i ka dëmtuar asaj shtëpinë, aq sa u bë e pabanueshme, por në pamundësi për të qëndruar diku tjetër, qytetarja vijonte të jetonte aty duke vënë në rrezik jetën e saj dhe të dy fëmijëve të sëmurë, pasi muret e shtëpisë rrezikonin nga momenti në moment të shembeshin.

Por, ndonëse Bashkia premtoi se do jepte zgjidhje për banorët e prekur nga tërmeti, kjo qytetare nuk po gjen asnjë zgjidhje ndonëse ka 4 muaj që troket në zyrën e Kryebashkiakut.

Tërmeti i tre ditëve më parë ishte fatal për shtëpinë e qytetares nga fshati Ravonik. Ajo kërkon ndihmë nga instancat përkatëse për zgjidhjen e situatës së saj.

“Prsh . Kam një rastë urgjent , ju lutem më ndihmoni ta publikojm në mediat. Jam nga Korça fshati Ravonik, nga dt 1 qershor po fle bashk me fëmit dhe burrin ku na ze nata! Tërmetet e 1 qershorit më dëmtuan shtëpin aq sa shtëpia u bë e pa banushme. Po shkoj çdo ditë në bashkia Korçë, asnjë  reagim nga bashkia! Më thon do vim për verifikim jo sot, jo nesër, u bë 4 muaj asnjë gjë akoma. Tërmeti që ra para dy ditësh e rrëzoi murin e shtëpis në tokë. Jam hallexheshë,të dy fëmit i kam të sëmur, me zor ju siguroj bukën e gojës e kjo gjë më mungonte. Ju lutem po i mbaj fëmit ku na zë nata. Prindrit nuk më mbajnë dot sepse kanë vllain me fëmit, është një situat që nuk përshkruet dot me fjalë, ju lutem jam rrugëve të Korçës. Bashkia Korçë nuk po reagon fare. Më thanë se do vin për verefikim, nuk po kujtohen as për verifikim e jo të bëjnë më tepër. Pres prgj flm”

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat