Ekstradohet nga Gjermania “i rrezikshmi” i Beratit

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania një ndër 15 shqiptarët më të kërkuar të Beratit.

Policia njofton se shtetasi i dënuar me 25 vite burg për vrasje është Byniamin Hajro, 56 vjeç.

Hajro ishtë shpallur në kërkim pasi në vitin 2017 Gjykata e Apelit, Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg, nën akuzën e vrasjes.

Vrasja ka ndodhur në vitin ’98 në Berat ku u rrëmbyen dhe më pas u vranë shtetasit E.P. dhe A.A.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprën penale “Vrasje  me paramendim e kryer në bashkëpunim ” parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal. Me datë 17.04.2012,  është vendosur rifillimi i hetimeve në lidhje me ngjarjen e datës 22.03.1998 ndodhur në  Berat, ku u rrëmbyen dhe më pas u vranë shtetasit E.P. dhe A.A”,- njofton policia.

Gjykata e Apelit Vlorë  në vitin 2017 ka deklaruar fajtor për këtë ngjarje shtetasin Byniamin Hajro duke e dënuar me 25 vite burgim.