Të premten në mbrëmje u ekzekutua mes qendrës së Elbasanit, avokati i njohur Ravik Gurra.
Ngjarja ndodhi pranë një lokali, ku viktima ishte i shoqëruar nga dy miq të tij, ku një person i maskuar e ka qëlluar pas koke me një armë zjarri me silenciator.
Kujtojmë që Gurra ishte avokat i çështjes së Shullazi dhe Çapajve.
Ndërkohë, sot janë zbardhur disa detaje të reja, ku thuhet se autori e ka përshëndetur me dorë viktimës, disa çaste përpara se ta qëllonte për vdekje.
Gurra ushtronte profesionin e tij në Elbasan, por gjithashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, pasi atje ai ishte shkolluar për avokati dhe punonte si përkthyes./real-news.tv

