Elbasani në protestë kundër betonizimit të Parkut ‘Rinia’

WhatsApp-Image-2019-02-03-at-11.37.31-600x450.jpeg

Betonizimi i Parkut Rinia të qytetit të Elbasanit ka revoltuar opozitën dhe jo vetëm në këtë bashki e cila protestoi mesditën e të dielës duke denoncuar grabitjen e qindra milionave që pretendohet se janë investuar në këtë Park që nga i gjelbër u shndërrua në i betonizuar.

Sipas protestuesve, niveli i grabitjes është jashtëzakonisht i madh. Protestuesit nga Parku Rinia ku u mblodhën fillimisht kanë marshuar përgjatë bulevardit kryesor “Aqif Pasha”. Protesta sipas Grupit të Deputetëve të PD për Elbasanin Edmond Spaho, Endri Hasa dhe Luçiano Boçi si dhe Ervin Minarollit sekretar për burimet njerëzore në PD është e drejtuar dhe e promovuar nga qytetarët vetë dhe të zgjedhurit në Parlament e Shqipërisë.

Pjesmarrët në këtë protestë janë pjesëmarrës të zakonshëm të ardhur me vullnet të lirë e shpirt revolte ndaj mijëra padrejtësive që ju janë bërë atyre nga qeveria aktuale. Në këtë protestë sipas drejtuesve të degës së PD Elbasan ishte thirrur çdo qytetar, pavarësisht bindjeve politike, por që e ndjen se brenda tij ka pakënaqësinë, zhgënjimin, zemërimin por dhe dëshirën për të ndërtuar shpresën dhe të ardhmen për veten familjen e qytetin.

Kjo protestë sipas të djathtës elbasanase, nuk është aleancë politike por aleancë qytetare. Deputetët e PD kanë theksuar se në protestë kishte masivisht të djathtë por edhe militantë të PS të cilët që ishin bërë pjesë e marshimit kundër papunësisë, varfërisë, krimit, pasigurisë, zhgënjimit, përçmimit që Qeveria Rama ia ka bërë peshqesh me votën e tyre Elbasanit, këto gjashtë vite arrogance të pashembullt.

Protesta nuk ishte vetëm dhe thjeshtë dalje e opozitës politike në shesh por dalje grumbullim i opozitës së gjerë qytetare, studentore, e biznesit, e fermerëve dhe e çdo individi që gjen te kjo protestë aspiratën e tij për një jetë më të sigurt, më të mirë më të paqtë dhe me më të ardhme. Protesta e të djathtës elbasanase ishte një miks konfiguracionesh që përfshijnë manifestimin, protestën dhe revoltën e cila sipas drejtuesve të PD në Elbasan në zgjedhjet e 30 Qershorit do i japë goditjen shkatërrimtare me votë pushtetit të korruptuar.

Në protestë me elbasanasit ishin bashkuar edhe ambjentalistë. Ajo u mbyll me marshimin në bulevard deri në sheshin midis bashkisë, prefektures dhe keshillit te qarkut Elbasan.

scroll to top