Elbasani në ‘shtetrrethim’, shoqërohen 10 persona

Qyteti i Elbasanit ka qenë për disa orë pothuajse në gjendje ‘shterrethimi’ mbrëmjen e sot.

Policia ka organizuar disa kontrolle “blic” dhe ka vënë në pranga 10 persona. 35 efektivë të FNSH dhe Policisë kanë marrë pjesë në kontrolle si dhe qëllimi i këtyre kontrolleve ka qenë goditja e grupeve të cilat ushtrojnë veprimtari të paligjshme në qytet. /real-news.tv/