Emanuele Ndoj drejt Serisë A. Ky është lajmi i bujshëm që vjen nga Italia në lidhje me mesfushorin e kombëtares shqiptare. Në fakt nuk bëhet fjalë për ngjitjen e Brescias në ligën e parë në Itali, por të një lëvizje në merkato.
“TuttoB.com” raporton sot se Sampdoria kërkon shërbimet e mesfushori të kombëtares shqiptare, që aktualisht aktivizohet me skuadrën e Brescias në Serinë B.
Emanuele Ndoj është duke bërë sezon të shkëlqyer me skuadrën e Serisë B, teksa së fundi fitoi një penallti dhe shënoi gol në ndeshjen kundër Caprit. Pikërisht në këtë takim ka pasur dhe skaut që kanë ndjekur mesfushorin e kombëtares shqiptare.
Por jo vetëm kaq, Ndoji është titullar i përhershëm te Brescia dhe deri më tani ka qenë deçiziv në suksesin e skuadrës italiane, që kryeson aktualisht renditjen në Serinë B. Ndaj, nuk do të jetë çudi, që së shpejti mesfushori të bëhet pjesë e skuadrës së Sampdorias.

