Morën në pronësi me letra false gjysmën e Spitalit të Traumës prej 25 mijë m2, prangosen 2 pronarët fiktivë dhe ndërtuesi Dritan Llanaj.
Të arrestuar me Llanaj janë edhe Kadri Pazari dhe Arben Caci ndërsa prangosjen e tyre e ka urdhëruar prokurori Ervin Karanxha i cili ka zbuluar gjatë hetimit edhe falsifikimin e letrave të pronësisë.
Sipas hetimeve, nga Pazari e Caci toka i është kaluar ndërtuesit Llanaj, i cili është shprehur se e ka blerë tek dy pronarët pa pasur dijeni për falsifikimin.
Në këtë pronë në perimetrin e spitalit ishte planifikuar edhe një ndërtim për të cilin tashmë është vendosur pezullimi.
Llanaj njihet si ndërtues që ka pasur probleme me ligjin edhe më herët në raport me mashtrimin e qytetarëve dhe pronat ndërsa ka fituar lirinë.
Po ashtu rezulton se Llanaj kishte lidhur edhe kontrata shit-blerje me qytetarët për ndërtimet që do bëheshin në zonën e 25 mijë m2 të falsifikuara tek ish spitali ushtarak