Kandidatura e parë për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm është regjistruar sot pranë KLP. Ai është Olsian Çela.
Mësohet se Çela, i cili është aktualisht prokuror te Krimet e Rënda, ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm pranë KPK paraditen e së premtes.
Emri i tij ishte përfolur dhe më herët për të marrë postin, i cili aktualisht mbahet nga Prokurorja e Përkohshme, Arta Marku, e ndërsa është zyrtarizuar vetëm pak minuta më parë.

