Endri Çekiçi, formë të jashtëzakonshme

Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Edi Reja ka nisur piketimin për lojtarët që do grumbullojë në muajin qershor për ndeshjet ndaj Islandës dhe Moldavisë. Një alternativë shumë e mirë mund të jetë në vëmendjen e tij sa i përket repartit ofensiv.

Talenti kuqezi që luan në Slloveni Endri Çekiçi është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme. Sulmuesi 22-vjeçar arriti që të shënonte serish në ndeshjen mes Mariborit dhe Olimpik Lubjana. Këta të fundit kanë mundur të fitojnë një transfertë të vështirë me rezultatin 0 me 3. Ky finalizim i lojtarit shqiptari ishte i pesti në kampionatin slloven, pasi deri më tani ka mundur të zhvillojë plot 17 ndeshje. /real-news.tv/