fbpx

Endri Çekiçi: Transferimi në Slloveni, vendimi i duhur

Screenshot_1-47.png

Gjatë merkatos së dimrit Endri Çekiçi u transferua nga Dinamo e Zagrebit në kampionatin kroat në Slloveni tek Olimpija e Ljubjanës, ku këtë të diel shënoi golin e parë me skuadrën e tij të re si dhe fitoi një 11-metërsh në suksesin 3-2 me Krsko.

Në një prononcim për “Zona Gol”, sulmuesi pogradecar tha se largimi nga kampionati kroat për të luajtur në Slloveni ka qenë vendimi i duhur, pasi tani ka më shumë mundësi për të luajtur dhe për të treguar vlerat.

“Ishte e rëndësishme për mua të ndërroja ekip. Javët e para ishin të vështira por tani jam ambientuar shumë mirë. Transferimi në Slloveni jo vetëm që më ka bërë mirë për minutat, por edhe nga ana psikologjike. Duke qenë se nuk kam pasur minuta kam pasur edhe vështirësi dhe nuk arrin të shfaqësh potencial. Jam shfaqur nga fillimi dhe po gjej forcë për të treguar veten time”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303