23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Turqi, Presidenti Erdogan: Të luftojmë islamofobisë

spot_img

Presidenti turk Tayyip Erdogan bëri sot thirrje për të luftuar islamofobinë njësoj si ”antisemitizmin pas Holokaustit”, në një takim të organizatës kryesore panislamike, në fokus masakra ndaj dy xhamive në Zelandën e Re.

‘’Në të njëjtën mënyrë siç u luftua antisemitizmi pas katastrofës së Holokaustit, njerëzimi duhet të luftojë me të njëjtën vendosmëri urrejtjen ndaj islamit në rritje’’, deklaroi Erdogan.

Ai e bëri këtë prononcim në fillim të një takimi të jashtëzakonshëm në Stamboll të ministrave të Punëve të Jashtme të Organizatës për Bashkëpunim islamik (OCI), e thirrur pas sulmeve të javës së kaluar që kishin në shënjestër dy xhami në Zelandën e Re.

Ky sulm i dyfishtë irritoi opinionin mbarë botëror. Pesëdhjetë besimtarë, përfshirë fëmijë u vranë nga një supremacist i bardhë australian gjatë faljes së namazit të premten në qytetin e Christchurch, një masakër që u filmua dhe transmetua drejtëpërdrejtë në Facebook.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat