Veliaj flet për ambicjen e tij për të qenë kryeministër

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar se nuk aspiron për të qenë kryeministër i vendit.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në Abc News, Veliaj është shprehur se ai nuk ka asnjë përplasje me Ramën dhe se zërat për një ftohje mes tyre janë një “dëshirë” e opozitës.

Të paktën sipas Veliajt, ai nuk e sheh veten kryeministër sepse sipas tij Shqipëria e ka një “supërkryeministër”.

Pjse nga biseda me gazetaren Mirela Milori:

Mirela Milori: Keni deklaruar dikur se marrëdhënia juaj me Ramën është si mishi me thoin, ka qenë gjithmonë kështu sepse duket sikur marrëdhënia juaj ka pasur ca re vende-vende?

Erion Veliaj: Kam përshtypjen që kanë qenë forma dëshirore të fansave tanë të opozitës që shpresën e tyre të fundit e kishin tek këto cic-micet. Kjo dëshirë e tyre nuk është e vërtetë, por komplet e kundërta. Marrëdhënia ime me Ramën është e shkëlqyer. Ne zgjohemi në mëngjes me mendjen se si ta bëjmë këtë qytet dhe Shqipërinë sa më mirë për shqiptarët dhe si mund të eci ky vend më përpara.

Mirela Milori: Si e keni marrëdhënien me Monika Kryemadhin?

Erion Veliaj: S’kam asnjë marrëdhënie me Monika Kryemadhin, kanë vite që nuk vijnë në Këshillin Bashkiak, nuk kanë çuar asnjë punë deri në fund, nuk kanë firmosur ndihmat ekonomike, pagesat për aftësitë e kufizuara, është zgjedhja e tyre kështu që nuk kam ndonjë komunikim.

Mirela Milori: 3 mandatet që aspironi duken si rruga më e mirë për tu bërë Kryeministër, e shihni në një të ardhme veten si kryeministër, e keni ambicie politike?

Erion Veliaj: Jo nuk kam asnjë ambicie të tillë, jam i bekuar që jam Kryebashkiaku i Tiranës. Ndryshimi i Tiranës i jep Shqipërisë një model se si mund të bëhen gjërat më mirë. Shqipëria ka një superkryeministër./abcnews.al