fbpx

Erjon Braçe tregon se kush e vrau Fatmir Xhindin

Screenshot_2-1.png

Kur kanë kaluar 10 vjet nga vrasja e deputetit të PS Fatmir Xhindi, zv/kryeministri Erjon Braçe ka hedhur akuza të forta për ekzekutorët.

Në një status në Facebook, Braçe thotë se deputetin socialist  vrau shteti.

“E vrane per te pastruar territorin elektoral nga nje politikan i pathyeshem! Pak jave para zgjedhjeve, ne Roskovec te rajonit me te rendesishem elektoral, i majte, ne Fier!”, shkruan Erjon Braçe.

Reagimi i plotë i Braçes:

FATMIR XHINDI ISHTE NJE VELLA!

Per te gjithe ishte nje vella!

Keshtu do te jete!

Dhjete vjet me pare, nje muaj para zgjedhjeve, per shkak te tyre-ai ishte i pathyeshem, Fatmir Xhindin e vrane ne porte te shtepise!

#EVRAUSHTETI!

E vrane per te pastruar territorin elektoral nga nje politikan i pathyeshem! Pak jave para zgjedhjeve, ne Roskovec te rajonit me te rendesishem elektoral, i majte, ne Fier!

Vetem keshtu mund ta thyenin, duke e vrare! Me vote kurre! Se munden dot!

Burra si Fatmir Xhindi, rritur duke sherbyer per njerezit e rritur nga respekti i tyre, nuk thyen kurre se gjalli!

As se vdekuri! Kurre!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303