Ermal Mamaqi rikthehet me rolin e grupit “The SHBLSH”

Mbrëmjen e djeshme  Ermal Mamaqi ashtu siç kishte paralajmeruar është rikthyer në spektaklin e humorit “Portokalli”, pas shumë vitesh
Aktori u shfaq me mjekër, barseta e vetullat e bashkuara dhe ishte pjesë e një skeçi me Salsano Rrapin dhe Ledio Lakon.

Ermali nuk njihej me ndryshimin që kishte bërë në pamje për rolin e “Xhimit” të famshëm që aktronte dikur.

Ermali me parë kishte shprehur se e kishte marr malli të ishte pjesë e “Portokallis” dhe njehere ndaj dhe kishte vendosur të ishte i ftuar në këtë puntatë.

Tre aktorët shkaktuan shumë të qeshura në publik me humorin e batutat e tyre dhe Ermali u prit mjaft mirë nga publiku.  Mirëpo neve na u duk si një marketing pasi në fund të skeçit ai përmend filmin e tij të fundit që pritet të dalë pjesë e të cilit është edhe Elvana Gjata.