Ermal Meta, emocione të forta në “Pallatin e Kongreseve”/foto

Ermal Meta ka performuar ditën e djeshme më 4 mars, ora 21:00 në Pallatin e Kongreseve, në një koncert për publikun shqiptar.

Kantautori shqiptar u prit edhe nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, me të cilin së bashku me një grup artistësh italianë “GnuQuartet” të cilët shoqëronin këngëtarin,  mbollën pemë në qendër të Tiranës.

Në koncertin e djeshëm ka qenë një performancë e jashtëzakonshme e cila u shoqërua nga një sërë instrumentesh muzikore si violë, violinë, violinçel dhe flaut.

Ritmi dhe muzikaliteti i këtyre instrumentistëve i dhanë edhe më tepër gjallëri muzikës së kantautorit shqiptar.

Real News ka siguruar disa momente gjatë performancës së djeshme në Pallatin e Kongreseve.

Një nga momentet mjaft emocionuese ishte edhe momenti kur Ermali ngreu flamurin shqiptar në skenë.

Kjo është shtëpia ime, është Shqipëria, edhe kthehem gjithmonë me shumë emocione. Faleminderit shumë! Qyteti më duket jashtë mase i bukur, më pëlqen ndjenja që gjej rreth e rrotull.

Kështu është shprehur këngëtari i cili nuk e harron kurrë origjinën e tij dhe skenën shqiptare./real-news.tv