fbpx

Ermal Meta serish koncert në Tiranë

ermal1.jpg

Ermal Meta, pas suksesit që pati më 1 qershor të vitit të kaluar, do të jetë serish për një koncert në Tiranë.

Lajmi është konfirmuar edhe kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Veliaj thotë se Ermal Meta së bashku me 4 artistë të tjerë italianë, do të sjellin një atmosferë magjike më 4 mars në Pallatin e Kongreseve.

‘Ju kujtohen emocionet e koncertit të Ermal Metës? Talenti shqiptar kthehet përsëri në Tiranën e tij, krahas 23 koncerteve në skenat më të mira në 19 qytete italiane.

Pavarësisht famës ndërkombëtare, Ermali s’e harron kurrë skenën shqiptare, ku këtë herë do të dhurojë një supershfaqje te Pallati i Kongreseve. Së bashku me katër artistë të talentuar italianë të GnuQuartet do të sjellin një atmosferë magjike që nuk duhet humbur

Kur? Më 4 Mars, ndaj bëj grupin e shihemi atje’, shkruan Veliaj në Instagram. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303