I ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin ‘Provokacija’ të Mustafa Nanos, ka cuditur jo pak me deklaratat e tij drejtuar socialistëve një prej ikonave të këtij krahu politik, Paskal Milo.
Milo gjatë bisedës në studio lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit, zgjedhje këto zhvillimi i të cilave është ende një ¨mollë sherri¨ midis palëve politike pozitë-opozitë, insistimeve të kryeministrit për t’i zhvilluar këto zgjedhje edhe pa prezencën e opozitës i është përgjigjur në mënyrën më epike të mundëshme.
¨Socialistët janë dele që nuk kanë integritet, që vihen në vathë për të votuar.¨-thotë Milo, ndërsa shton se një fakt i tillë tashmë është i provuar.
Pjesë nga biseda në studio:
Paskal Milo: Bile ai është dëmtuar në mendimin tim. Tjetër se socialistët janë dele, vihen në rresht dhe shkojnë të votojnë.
Mustafa Nano: Frazë e fortë kjo që socialistet janë dele.
Paskal Milo: Jo, jo në mënyrë të veçantë ata janë provuar që janë dele.

