31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Është sëmurë? Ja si reagon Rama

spot_img

Media të ndryshme prej ditës kanë shkruar se kryeministri Edi Rama është i sëmurë. Ka qenë ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu i cili ka shkruar fillimisht se Rama kishte kaluar një parainfarkt.

Mediat i janë referuar edhe ikjes së Ramës prej ditësh nga Shqipëria, edhe pse Kryeministria njoftoi se ka zhvilluar takime në Berlin dhe në Paris.

Së fundmi ka qenë vetë Rama ai që në një reagim në Twitter thotë se opozita është katandisur si një tufë qorre që bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin.

“Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nëpër botë. Boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat”, shkruan Rama. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat