Eskorta e Trump përfshihet në aksident, 3 të plagosur

Eskorta e presidentit amerikan Donald Trump është përfshirë në një aksident rrugor ditëm e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në Luoisiana, kanë thënë gazetarët që po udhëtonin me presidentin.

Reporterët i kanë parë të paktën tre zyrtarë në tokë, transmeton Reuters.

Në këtë aksident mësohet se janë plagosur tre oficerë që lëvizin me motorr.

Këta të fundit shoqëronin Presidnetin, ndërsa raportohet të jenë jashtë rrezikut për jetën.

Limuzina e Trump, e cila është e blinduar, besohet të jetë në gjendje të mirë.