TË FUNDIT

EURO 2020, Zvicra e nis mbarë, mposht Gjeorgjinë

Zvicra e ka nisur me fitore fushatën e kualifikimeve  EURO 2020, duke mposhtur Gjeorgjinë me rezultat 0-2 në  Grupin D. Pjesa e parë e takimit të zhvilluar në “Dinamo Arena” u mbyll në barazim 0-0.

Në pjesën e dytë miqtë kaluan në epërsi me golin e sulmuesit Steven Zuber, ndërsa Denis Zakaria vulosi fitoren duke shënuar për 0-2 në minutën e 80.

Në këtë takim Granit Xhaka zhvilloi 90 minuta të plotë, ndërsa poashtu edhe Albian Ajeti hyri në pjesën e dytë si zëvendësues. Ndërkohë Xherdan Shaqiri nuk ishte i grumbulluar me skuadrën.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat