fbpx

Eurodeputetët marrin vendimin për Shqipërinë

parlamenti_evropian.jpeg

Delegacioni prej 7 eurodeputetësh i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian vizitoi pak ditë më parrë Shqipërinë në një mision faktmbledhës.

Ata kanë arritur në një konkluzion të rëndësishëm. Eurodeputetët u bënë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të hapin këtë vit bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë.

Sipas tyre Shqipëria i ka përfunduar detyrat e shtëpisë, të nevojshme për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kryen me vështirësi reformat kyçe dhe tani është me rëndësi që anëtaret e BE-së në bazë të atyre arritjeve ta pranojnë progresin e arritur dhe të vendosin fillimin e bisedimeve për anëtarësim këtë vit.”, theksohet në një deklaratë të tyre. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303