24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Familja e Avici-t krijon një fondacion për parandalimin e vetëvrasjeve

spot_img

Familja e DJ të famshëm, Avici që u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Oman në prill të vitit 2018, ka njoftuar ngritjen e një fondacioni të ri.

Fondacioni është ngritur në kujtim të DJ për të mbledhur para dhe ndërgjegjësimin për sëmundjen mendore dhe parandalimin e vetëvrasjeve.

Zyrtarisht, nuk është lëshuar asnjë shkak zyrtar i vdekjes,

DJ suedez, emri i vërtetë i së cilit është Tim Bergling, luftoi me abuzimin me substancat narkotike dhe depresionin.

Fondacioni Tim Bergling gjithashtu do të trajtojë çështje si ndryshimet klimatike dhe ruajtjen e natyrës.

“Tim donte të bënte një ndryshim,”-tha familja e tij në deklaratë. “Ngritja e një fondacioni në emër të tij është mënyra jonë për të nderuar kujtimin e tij.”

Avici u nda nga jeta në moshën 28-vjeçare dhe mendohet se shkak ishte vetëvrasja.

Pas vdekjes së Avici në moshën 28 vjeçare, ka pasur thirrje për më shumë mbështetje emocionale për artistët dhe DJ që punojnë në muzikën elektronike./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat