17.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Farat chia dhe ndikimi i tyre në shëndet

Chia është bimë e pasur me acide yndyrore Omega-3, proteina dhe fibra. Gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve.

Fara Chia është shumë e mirë për rigjenerimin e lëkurës, por edhe për djegien e yndyrës derisa forcon organizmin dhe ndikon pozitivisht edhe në organet e tretjes.

Nutricionistët pohojnë se farat Chia janë një prej gjërave më të mira që mund të konsumoni në qoftë se ndihemi pa energji sepse ndikojnë në funksionimin e muskujve dhe i japin trupit energji prandaj edhe përdoret shpesh nga atletët.

Kjo farë përmban rreth 37 % të fibrave ushqyese të cilat ndihmojnë punën e zorrëve.

Dieta e bazuar në konsumimin e kësaj fare është dëshmuar si e shkëlqyer në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

Konsumimi i farave Chia ndikon në uljen e oreksit, përshpejton metabolizmin dhe aktivizon glikogjenin i cili është shumë i rëndësishëm për djegien e yndyrës.

Një lugë e madhe me fara Chia në ditë është e rekomanduar, por jo më shumë se kaq sepse Chia përmban shumë fibra të cilat mund t’i mbingarkojnë të gjithë ata që kanë stomak të ndjeshëm.

Fara Chia ka shije shumë të butë dhe mënyra më e thjeshtë për ta përgatitur është duke e përfshirë në kose të ndryshëm me fruta të përgatitura vetë.

Dy lugë fara Chia pëmbajnë:

64 % me shumë kalium se një banane

Dy herë më shumë antioksidantë se boronicat

Plotësojnë 41 % të nevojave të trupit për fibra

Pesë  herë më shumë kalcium se qumështi

100 % më shumë Omega 3 se salmoni

Tri herë më shumë hekur se spinaqi

20 % proteina

Plotësojnë 32 % të nevojave të trupit për magnez  /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat