13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Farat e kungullit reduktojnë stresin

Konsumimi i farave kur jeni të mërzitur ose të stresuar është zgjedhja e duhur.

Ngrënia e farave rrit humorin dhe lufton mërzinë më shumë se ëmbëlsirat dhe çokollatat.

Sipas një studimi të më hershëm, shtatë në dhjetë meshkuj e konsiderojnë antistres ngrënien e farave.

Në sondazhin e realizuar me 2000 persona, farat e kungullit kryesonin në listën e dhjetë ushqimeve që ndihmojnë në ngritjen e humorit, listë kjo e përpiluar nga dietologia Sarah Schenker dhe psikologu Christy Fergusson.

Pjesë e kësaj liste ishin dhe produkte të tjera si: salmon, arrë kokosi, fasule, spinaq, oriz.

Sipas studimit, meshkujt janë ata që zgjedhin më shpesh ushqimet e duhura për të luftuar stresin, në ndryshim nga femrat të cilat gjithmonë gabohen duke konsumuar ëmbëlsira dhe çokollata kur janë të mërzitura, pa e ditur se këto të fundit nuk e reduktojnë aspak dozën e stresit.

Përveç kësaj, farat e kungullit kanë një sërë përfitimesh në shëndet.

Përmirësojnë sistemin imunitar

Përveçse janë të pasura me magnez, farat e kungullit janë një burim i pasur i zinkut, i cili ndihmon në rregullimin e sistemit imunitar dhe kështu reduktojnë rrezikun e infeksioneve virale të tilla si ftohjet dhe gripi.

Për një prostatë të shëndetshme

Që nga kohët e lashta është e njohur se farat nga kungulli janë një pjesë e rëndësishme e ushqimit për meshkujt, sepse ato kanë një efekt pozitiv në prostatë.

Studimet tregojnë se vaji dhe farat e kungullit për shkak të përqindjes së lartë të zinkut mund të jenë veçanërisht të dobishme për shëndetin e njerëzve dhe përdoren shpesh për të trajtuar një sërë problemesh shëndetësore të prostatës të tilla, si prostata e zgjeruar dhe hiperplazi.

Reduktojnë rrezikun nga diabeti

Sipas hulumtimit, farat e kungullit ndihmojnë në rregullimin e insulinës dhe kështu parandalohen komplikime të ndryshme që lidhen me diabet, të tilla si stresi oksidativ, shkaku kryesor i shkatërrimit të qelizave.

Ndihmojnë në lidhje me pagjumësinë

Ngrënia e farave të kungullit disa orë para gjumit, veçanërisht në kombinim me fruta, duke rritur rigjenerimin e organizmit gjatë gjumit./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat