Farmacistja shqiptare në Itali, Imelda Harisi ka bërë disa deklarata të forta për Euronews Albania. Ajo ka theksuar se disa mjekime që jepen në Shqipëri për tu kuruar nga Covid-19, nuk rekomandohen nga mjekët në Itali.
Klorokina nuk përdoret tek pacientët që janë të paktën jo të hospitalizuar. Përdoret në rastet kur pacienti është në kushte spitalore. Deri më tani unë në Itali nuk kam dëgjuar për një rast me klorokinë. Mjekët italianë i trajtojnë pacientët e tij më një terapi shumë të njohur. Unë mora një konfirmim mbrëmë nga një kolegu im, që ishin disa preparate që aspak nuk përdoren në Itali. Klorokina nuk përdoret në Itali.
Sa i takon pacientëve të infektuar, Harisi tha se mjekët italianë u japin vitaminë C dhe takipirinë.
Lidhur me vetëvrasjet në spitalet COVID, ajo tha se në Itali nuk raste të tilla, pasi antibiotikët nuk përdoren në masë të madhe.
Rastet me vetëvrasjet siç po dëgjojnë në Shqipëri këtu nuk ka. Ndihem e terrorizuar nga ky fakt, po kjo gjë nuk ndodh. Nuk ndodh në Itali që antibiotikët të përdoren në këtë masë.

