Fëmijët që luajnë në natyrë janë më pak alergjik

Shkencëtarët australianë kanë treguar se fëmijët, të cilët jetojnë në veri të atij shteti kanë rrezik dy herë më të madh nga ekzemat dhe alergjitë sesa ata të cilët jetojnë në jug dhe marrin sasi më të madhe të rrezeve UV.

Gjithashtu, ata  kanë gjetur lidhjen ndërmjet rrezatimit UV dhe alergjisë ndaj kikirikëve dhe vezëve, si dhe qëndrimit në ajër të freskët dhe në dritë të diellit.

Në këtë studim u pa për pasojat e mungësës së dritës së diellit.

Drita e diellit është e rëndësishme për prodhimin e vitaminës D në lëkurë, e cila ndikon në krijimin e alergjive.

Udhëheqësi i studimit, dr. Nik Ozbom thotë se:

“Kemi dëshmuar se sa është e rëndësishme që fëmijët ta kalojnë kohën jashtë shtëpisë, nëse për asgjë tjetër; atëherë për arsye shëndetësore”

/real-news.tv