fbpx

Fëmijët shqiptarë në Siri/ Lleshaj takon gjeneralin libanez, kërkon ndihmë për shpëtimin e tyre

lleshi.png

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në vizitën e tij në zyrtare në Liban është takuar me Shefin e Përgjithshëm të Sigurisë, Gjeneral Majori Abbas Ibrahim.

Më herët ministri Lleshaj u takua edhe me homologun e tij të Libanit, Mohammad Fahmi.

Mediat në Liban shkruajnë se në këtë takim, ministri Lleshaj i kërkoi ndihmë Libanit për çështjen e fëmijëve shqiptarë, të ndodhur në kampet e refugjatëve në Siri.

Kujtojmë se në kampin “Al Hol” janë shumë fëmijë dhe gra shqiptare. Po ashtu në Tiranë u zhvilluan edhe protesta disa ditë më parë, ku kërkohej ndërhyrja e qeverisë për të rikthyer të afërmit e tyre në Shqipëri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303