Mbrëmja e së dielës ka qenë një magji për ndarjen e çmimeve dhe mesazhet që vetë eventi ka përcjellë.
Duke bërë një përmbledhje të asaj që ka ndodhur mund te themi se gratë kanë dominuar në çmimet Grammy të këtij viti.
Prezantuesja e këtij eventi ketë vit ka qenë Alicia Keys dhe ajo që ka bërë më shume buje ishte prezenca e Michelle Obama e cila la me gojë hapur të gjithë të ftuarit pasi ishte një surprize. Artiste të njohura të fushës së muzikës si Lady Gaga dhe Dua Lipa, Kacey Musgraves kane fituar çmimet e mëdha të këtij viti duke lënë pas artistët meshkuj
Cardi B fitoi çmimin ‘Albumi më i mirë rep” dhe është hera e parë në histori që merret nga një femër.
Kacey Musgraves siguroi çmimin më të lartë në 61 vjetorin e Grammy, atë të ‘Albumit të Vitit’ me Golden Hour.
Cardi B fitoi çmimin ‘Albumi më i mirë rep” dhe është hera e parë në histori që merret nga një femër.
Ndërsa Dua Lipa mori çmimin ‘Artistja e re më e mirë’ dhe ‘Best Dance Recording’ për këngën e saj “Electricity”.
Lady Gaga vazhdoi një sezon të suksesshëm të çmimeve duke marrë tre trofe: Best Pop Solo Performance për Joanne (Ëhere Do You Think You’re Goin’?), Best Song Ëritten For Visual Media për këngën Shalloë të filmit ‘A Star Is Born’ dhe Best Pop Duo/Group Performance për të njëjtën këngë.
Mund te themi se ky ka qene viti i grave pasi kanë qenë ato që kanë zotëruar skenën botërore dhe kjo u shfaq më së miri me trofet e marra nga eventi me i madh i artit dhe muzikës

