30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Ferit Keta përballë Zarates, kërkon triumfin e radhës

spot_img

Ferit Keta do të ngjitet mbrëmjen e sotme sërish në ring për t’u përballur me argjentinasin Emilion Ezeqiuel Zarate.

Kjo sfidë ishte programuar për Gjetan Ketën, por gjendja jo e mirë shëndetësore e 35- vjeçarit e detyroi trajnerin Ismail Keta të hidhet në ring Feritin.

Argjentinasi Zarate ka një rekord për t’u respektuar, ku në 45 ndeshje si profesionist ka regjistruar 21 fitore, 12 prej të cilave me “knock-out”

Nga ana tjetër, Ferit Keta vjen në këtë përballje pas triumfit në “kick-box” ndaj turkut Fetih Mehmet Karakus, aty ku siguroi edhe titullin e kampionit të botës. Ndërsa në boksin profesionist 30-vjeçari ka një rekord prej 11 fitoresh në 11 ndeshje, 8 prej të cilave me “knock-out”.

Sfida do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në “Pabellon Ciudad Deportiva” në qytetin spanjoll të Moralzarzal./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat