Fermerët bashkohen nesër para Ministrisë së Bujqësisë, kërkojnë zgjidhje urgjente

Në Tiranë do të rifillojnë protestat. Një e tillë është konfirmuar nga fermerët e Myzeqesë, të cilët kanë njoftuar se dot të zbarkojnë në Tiranë nesër.

Në një njoftim zyrtar, ata thonë se do të protestojnë përpara Ministrisë së Bujqësisë. Organizatorët bëjnë me dije se në protestë do marrin pjesë rreth 300 fermerë.

“Do protestojmë për gjendjen e vështirë ku ndodhen fermerët sot, pasi nuk po shesin produktet bujqësore,” thuhet në njoftim. Fermerët thonë se do të shpalosin kërkesat e tyre për qeverinë dhe parlamentin.