35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Fermerët e Lushnjes në protestë, bllokojnë rrugët. Policia blindon zonën

spot_img

Fermerët e Lushnjes janë ngritur sërish sot në protesta, kundër skemës së TVSH-së që sipas tyre u ka bllokuar grumbullimin e qumështit.

Ata kanë bllokuar rrugën nga Rotondo e Savrës deri tek Rotondo e Plastmasit.

Ndërsa paralajmëruan se do derdhin qumështin në formë proteste.

Ata mbajnë në duar pankarta kundër rritjes së cmimit dhe kërkojnë subvencione nga qeveria për bujqësinë.

Prej dy ditësh grumbulluesit dhe agropërpunuesit kanë ndërprerë grumbullimin e qumështit për shkak të vendosjes së  TVSH-së prej 6 %.

Grumbulluesit e qumështit duhet të paguajnë taksën 20% në momentin që tregtojnë produktet e tyre.

Fermerët dhe agropërpunuesit thonë se ky ndryshim i skemës i çon të dyja palët në faliment, ndaj kërkojnë ndryshimin e saj.

Sikurse shihet edhe nga fotot e ardhura në redaksinë tonë, aty ndodhen edhe forca të shumta policie. (real-news.tv)

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat